• "Enter your caption here"
  • "Enter your caption here"

Administrata Detare

Krijimi dhe strukturimi i Administratës Detare ka qenë dhe është një nga objektivat kryesore të Strategjisë së Zhvillimit dhe Integrimit. Në zbatim të Ligjit nr. 10109, date 2.04.2009 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” dhe Urdhrit të Kryeministrit Nr. 131, datë 14.06.2010 “Për miratimin e strukturës dhe organikes se Drejtorisë se Përgjithshme Detare” mbi zbatimin e kritereve dhe kërkesave të Memorandumit të Parisit, Konventave SOLAS 1974, MARPOL dhe Direktivave përkatëse u ngrit Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila ka si objekt kryesor drejtimin dhe organizimin e veprimtarisë së strukturave përbërëse të Administratës Detare, në zbatim të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për fushën e detarisë, të ratifikuar me ligj nga Republika e Shqipërisë. Pjesë përbërëse të saj janë:
a) Autoritetin Shtetëror të Sigurisë Portuale;
b) Kapiteneritë e porteve;
c) Kontrollin Shtetëror Portual;
d) Kontrollin Shtetëror të Flamurit;
e) Regjistrin e mjeteve lundruese të Republikës së Shqipërisë;
f) Regjistrin e detarëve të Republikës së Shqipërisë.
Me krijimin e Administratës Detare është bërë riorganizimi i Kapitanerisë së Porteve dhe krijimi i strukturave të përmendura më sipër sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare me personel të trajnuar dhe efektiv për plotësimin e kërkesave te ligjshmërisë detare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në veçanti, të Memorandumit të Parisit, Konventave Ndërkombëtare SOLAS 1976, MARPOL 1974/78, STCW 1976, për të garantuar standardin teknik të anijeve, sigurinë e jetës në det dhe mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi. Për më shumë informacion mund të gjeni në www.dpdetare.gov.al .